Connect with us

Kronike

‘Skaneri ndezi dritën e kuqe…”/ Prokuroria zbardh dinamikën: Roja nuk lëvizi nga karrigia për asnjë kontroll

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit kalaja në sallën e gjyqit. Nga hetimet dalin në pah prova të reja, të cilët tregojnë dinamikën dhe rrethanat se si autori Elvis Shkambi arritit të futej me armë zjarri në sallën e gjyqit.

Sipas prokurorisë, Elvis Shkambi bashkë me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi kanë kaluar në skaner, ndërsa detektori ka ndezur dritën e kuqe, duke sinjalizuar prezencën e metaleve, por roja i sigurisë nuk ka marrë masa pas sinjalizimit për prezencë të metaleve.

Banush Koxhaj ka vijuar të qëndrojë ulur në karrige, duke mos kryer kontroll fizik. Konkretisht në njoftimin e Prokurorisë thuhet se roja i sigurisë së Gjykatë së Apelit, Banush Koxhaj po hetohet për “Shpërdorim detyre”.

Pjesë nga njoftimi i Porkurorisë: 

Nga administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike të ruajtura në sereverin NVR e Gjykatës, rezulton se në datë 06.10.2025, në orën 13:42, në ambjentet e sallës së pritjes për publikun të gjykatës kanë hyrë dhe kanë kaluar pajisjen skaner (detector), njëri pas tjetrit, shtetasit E.Sh. dhe Gj.Sh., dhe në ekranin e detektorit vërehet që janë ndezur dritat e kuqe (që sinjalizojnë prezencën e metaleve), ndërkohë që shtetasi B.K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrike dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambjentet e gjykatës.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement