Connect with us

Kronike

Skeda/ Kush është Martin Kaza, vrau vëllezërit Gjini më 1997 për hakmarrje! U ekstradua nga Londra, po vuan dënimin me 22 vite burg

Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllanë në qendër të Rrëshenit, më 1994.

Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në 29 dhjetor të vitit 2017.

Martini është arrestyuar teksa fshihej në Londër të Anglisë dhe ende po e vuan dënimin në burg, por kjo nuk e ndali sagën e gjakmarrjes.

Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja. Shtypi i shkruar i kohës raportonte se vrasja ndodhi pasi Shefi i Krimeve ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve rivale.

Por 3 vite më vonë, pa arritur që autorët të arrestohen dhe familjet të pajtohen, në qytetin e Laçit vëllai i Komisarit mori hak, duke vrarë 2 vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini. Mediat raportonin se ngjarja ndodhi mesditën e 3 Korrikut të vitit 1997, ku sipas tyre, në atentat kishin marrë pjesë dy persona. Pas 4 vitesh, Gjykata e Kurbinit shpalli fajtor në mungesë për vrasjen e dyfishtë, Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg.

Kaza ishte dënuar për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” si dhe “armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Advertisement