Kronike
SKEMA/ Si 19-vjeçarja bindi të atin të vriste dajën: Më ka përdhunuar dhe më shantazhon

Fatmir Tarellari u kthye në një vrasës, për shkak të skemës së thurur nga e bija. Erjon Pelivani, i riu që u vra nga kunati i tij Tarellari pasi mbesa pretendoi se e kishte përdhunuar, rezulton të jetë i pafajshëm. Kjo është kthesa dramatike që ka marrë ngjarja në procesin gjyqësor për vrasjen e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, në Greqi.
Një dëshmi e re e dhënë nga vajza e të pandehurit ka hedhur dritë mbi falsifikimin e mesazheve që çuan në tragjedinë. 19-vjeçarja pranoi se kishte falsifikuar mesazhet tekstuale për të bindur të atin, se daja kishte abuzuar me të.
Gjithçka nisi pasi Tarellari mori një telefonatë nga pronarja e shtëpisë ku jetonte e bija, e cila pretendonte se vajza nuk e kishte pagua qiranë. I habitur, duke qenë se ia kishte dërguar paratë, Fatmir Tarellari ballafaqoi të bijën, e cila i tregoi disa mesazhe të montuara dhe ndërtoi fabulën e përdhunimit. 19-vjeçarja i rrëfeu se paratë ia kishte dhënë dajës, pasi ai e kishte abuzuar që në moshën 9-vjeçare dhe tashmë e kërcënonte me foto intime.
Tarellari ra pre e këtij mashtrimi dhe mori pushkën e shkoi në vendin ku punonte kunati i tij, të cilin e qëlloi për vdekje.
Por, tashmë e vërteta ka dalë në pah dhe i pandehuri Fatmir Tarellari tha se ndihej keq për ngjarjen.

