Connect with us

Aktualitet

SKEMAT- Nga mashtrimet FOREX, tek të ardhurat nga krimi; si ‘pastrohen paratë’ në Shqipëri?

 Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka publikuar raportin vjetor për vitin 2024. Në dokumentin me më shumë se 50 faqe, AIF ka dhënë disa skema sesi pastrohen paratë në vendin tonë, apo sesi fshihen paratë që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Thuajse në të gjitha rastet, është një shtetas apo shtetase e huaj që vjen dhe investon para në Shqipëri, apo blen pasuri! Më pas, asetet kalojnë tek një person i dytë, kësaj here shqiptar. Më pas, nga viti më vit, pasuria shitet dhe vlera e pasurisë shumëfishohet nga çmimi fillestar. Zakonisht kjo skemë përdoret që persona të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike, investojnë në Shqipëri për të legalizuar paratë, të cilat më pas ia transferojnë vetes në shtete të tjera si “para të pastra”.

Në një rast, një shtetase shqiptare me rezidencë në një shtet të Bashkimit Europian investon në Shqipëri në vitin 2021 për mes një familjari të saj. Ajo ka investuar në Shqipëri përmes një familjari të saj, duke blerë një truall me vlerë 90 mijë euro, çmim shumë herë më i ulët sesa vlera reale e tregut. Pasi ka blerë truallin, shtetasja A ka nënshkruar një kontratë sipërmarrje me një kompani ndërtimi në Shqipëri, duke u vënë në dispozicion truallin për zhvillim. Të njëjtin truall e ka shitur një vit më vonë për 2.2 mln euro. Në një hetim më të thelluar nga organet ligjzbatuese, se ish-bashkëshorti i investitores është përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike, dhe se një pjesë e të ardhurave të tij kriminale janë investuar përmes kësaj skeme në Shqipëri, për t’u legalizuar dhe më pas tërhequr në shtete të tjera.

Skema sesi pastrohen paratë e “Forex” po ashtu është zbuluar. Këto kompani regjistrohen si “shërbime marketingu dhe komunikacioni online”; në rastin e kompanisë “X”, për një vit ka pasur transfera me vlerë 400 mijë euro. Transfertat mbërrinin nga vende si Spanjë, Francë, Lituani, Luksemburg, Poloni, Qipro dhe më pas transferoheshin në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëri, Belgjikë, Zvicër, Danimarkë, Mbretëri e Bashkuar, Izrael, Lituani, dhe Sllovaki.

SHEMBULLI I PARË:

Kryerja e një aktiviteti fiktiv nga shoqëri shqiptare

SKEMAT- Nga mashtrimet FOREX, tek të ardhurat nga krimi; si 'pastrohen

Në dhjetor 2020, shtetasi A themeloi shoqërinë X (veprimtaria e së cilës lidhet me shërbime konsulence) dhe disa ditë më pas ia shiti kuotat e kësaj shoqërie shtetasit të huaj (B), duke mbetur vetëm administrator i shoqërisë. Shtetasi B (ortaku i vetëm i shoqërisë X) rezulton të ketë ardhur në Shqipëri vetëm dy herë gjatë 2023-2024 dhe ka qëndruar jo më shumë se tre ditë. Gjatë një periudhe 2 vjeçare (2021-2022), shoqëria X ka përfituar një volum të lartë transfertash që arrijnë në një total prej 10,000,000 EUR të urdhëruara nga shtete si: Ishujt Cayman, Panama, Gjibraltar, Qipro, Maltë, Poloni etj. nga subjekte të ndryshme kryesisht të lidhura me lojërat e fatit, për shërbimet e ofruara nga kompania X. Lidhur me mënyrën e përdorimit të këtyre fondeve u konstatua se pjesa më e madhe e tyre (rreth 80%) janë transferuar në favor të kompanisë Z në Amerikën Latine për pagesa faturash dhe pjesa tjetër është transferuar për të tretë brenda dhe jashtë Shqipërisë për likujdime faturash/ detyrimesh apo është tërhequr cash nga përfaqësuesi me prokurë, shtetasi C. Pas qarkullimit të fondeve, llogaritë e biznesit janë mbyllur.

SHEMBULLI I DYTË:

SKEMAT- Nga mashtrimet FOREX, tek të ardhurat nga krimi; si 'pastrohen

Transferta të dyshimta nga kompani të reja me aksioner jo-rezident.

Shtetasit e huaj A dhe B (bashkëshortë), kanë ardhur në Shqipëri në vitin 2024 dhe kanë themeluar secili nga 3 shoqëri tregtare me objekt aktiviteti ‘shërbime të konsulencës dhe marketingut online’. Të gjashta shoqëritë kanë të njëjtën adresë fizike në Shqipëri. Shtetasit A dhe B nuk janë rezidentë në Shqipëri, dhe kanë caktuar shtetasen M si përfaqësuese për të kryer veprime në emër të tyre. Menjëherë pas çeljes së bizneseve, në emër të tyre janë hapur disa llogari biznesi pranë bankës E. Nga analiza financiare e të dhënave bankare rezultoi se vetëm dy prej këtyre kompanive kanë qarkulluar fonde në llogaritë e tyre.

SHEMBULLI I TRETË:

SKEMAT- Nga mashtrimet FOREX, tek të ardhurat nga krimi; si 'pastrohen

Investime në pasuri të paluajtshme nga persona me veprimtari kriminale.

Shtetasja A rezidente në një vend të BE, në vitin 2021, nëpërmjet një përfaqësuesi, familjari të saj, ka investuar në Shqipëri në blerjen e një pasurie të paluajtshme të llojit truall në vlerë 90,000 EUR – vlerë kjo më të ulët se tregu. Nga verifikimet lidhur me burimin e të ardhurave të investuara rezultoi se fondet janë depozituar cash nga vetë shtetasja, familjarë të saj, si dhe shtetasi B (ish bashkëshorti a shtetases A gjithashtu rezident në të njëjtin vend të BE). Dy muaj pas blerjes së pasurisë shtetasja A nënshkruan një kontratë sipërmarrje me shoqërinë Y, sipas te cilës ka vënë në dispozicion trualli për zhvillim, në këmbim të sipërfaqes ndërtimore mbi këtë pasuri. Ndërkohë një vit pas nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes, shtetasja A ka vendosur të shesë pronësinë e truallit, shoqërisë Y në vlerë afërisht 2.200.000 EUR, dukshëm me një çmim shumë më të lartë se çmimi i blerjes.

SHEMBULLI I KATËRT:

SKEMAT- Nga mashtrimet FOREX, tek të ardhurat nga krimi; si 'pastrohen

Kryerja e aktivitetit fiktiv nga një shoqëri shqiptare.

Shtetasi A, nga një shtet i BE, ka regjistruar në Shqipëri në qershor 2022, shoqërinë X me aktivitet në fushën e shërbimeve të TI. Rreth një vit më pas, shoqëria X ka hyrë në marrëdhënie biznesi me shoqërinë Y, në Lindjen e Mesme dhe sipas marrëveshjes përkatëse për shërbime të ofruara të menaxhimit të projekteve, në favor të shoqërisë shqiptare X kanë mbërritur transferta ndërkombëtare nga shoqëria Y në total 2.5 milion EUR, për periudhën dhjetor 2022 – qershor 2024. Nga analizimi i mëtejshëm i të dhënave ka rezultuar se gjatë periudhës shkurt 2023 – qershor 2024 në favor të shoqërisë shqiptare X përveç transfertave nga shoqëria Y, ka përfituar një sërë transfertash nga shoqëri tregtare të huaja, në volumin më të madh nga një vend fqinj, në vlerë rreth 3 milion EUR. Këto fonde rezultojnë të jenë përdorur për likujdime faturash, nëpërmjet e-Banking në favor të subjekteve të ndryshme të huaja në vende si Palestinë, Slloveni, Greqi, Maltë, Letoni etj. Qëllimi i deklaruar i këtyre transfertave është për shërbime konsulence.

SHEMBULLI I PESTË:

SKEMAT- Nga mashtrimet FOREX, tek të ardhurat nga krimi; si 'pastrohen

Dyshime mbi aktivitet “Forex”.

Shoqëria tregtare X, e regjistruar në vendin tonë në fillim të vitit 2023 nga shtetasi shqiptar A, i cili zotëron 100% të kuotave dhe njëkohësisht administrator i shoqërisë) ka si objekt veprimtarie “Shërbime marketingu dhe komunikacioni online”. Nga analizimi i aktivitetit bankar të kësaj shoqërie u evidentua se gjatë një periudhe një vjetore kanë mbërritur transferta nga një shtet Evropian në vlerë totale rreth 400,000 EUR me përshkrimin “likujdim fature”. Më tej këto fonde janë përdorur për pagat e punonjësve dhe pagesa faturash që lidhen me shpenzime operacionale të përgjithshme (qira, ujë, shërbime kontabiliteti, etj.), ndërkohë që mungonin pagesa faturash, që lidheshin drejtpërdrejtë me natyrën e aktivitetit. Nisur nga elementët e mësipërme u komunikua me NjIF partnere nga i cili rezultoi se për subjektet dërguese të fondeve ka raportime për aktivitet të dyshimtë, për shkak të qarkullimeve të konsiderueshme të fondeve me shtete të ndryshme. Transfertat mbërrinin nga vende si Spanjë, Francë, Lituani, Luksemburg, Poloni, Qipro dhe më pas transferoheshin në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëri, Belgjikë, Zvicër, Danimarkë, Mbretëri e Bashkuar, Izrael, Lituani, dhe Sllovaki.

DOKUMENTI I AIF ⇓

Dokumenta bashkëngjitur

Advertisement