Connect with us

Politike

Skemat piramidale online/ Braçe denoncon me emra rastet në Divjakë: Ndaloni kërcënimet ndaj viktimave

Erion Braçe: Beteja me piramidat online XUEXa, TXEX, GROKR!

Tre agjenci shtetërore – Policia e Shtetit me Drejtorinë e Krimit Kibernetik dhe Drejtorinë e Krimit Ekonomik e Financiar, Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe AKEP – janë përfshirë në veprime të drejtpërdrejta kundër tre skemave piramidale online.

Prioritet i tyre sot kanë qenë:
Bllokimi i aksesit të këtyre piramidave brenda territorit shqiptar dhe hetime konkrete e të thelluara për organizatorët, përhapësit, agjentët dhe rekrutuesit e viktimave brenda këtyre skemave!

Aksesin e kanë mbyllur deri në këtë orë kompanitë e mëdha të shërbimit të internetit në vend.

Kam një thirrje për dy kompanitë e internetit që mbulojnë Divjakën:
Endi Internet dhe Luva Group – bindjuni menjëherë urdhërimit të AKCESK së AKEP për të bllokuar aksesin në tre skemat piramidale online, tani!
Mos u bëni pjesë e krimit!

E dyta që kam:
Po lexoj komunikimin në grupin e agjentëve të XUEXa në Divjakë e Lushnje;
E para, kuptoni idiotë që po flisni me robotin Leo Smith, jo me një nga ju – robotin – shiheni shqipen dhe e kuptoni.
E dyta, thirrja ime është shumë e qartë:
Prioritet tani është që ju të ndërprisni aktivitetin, jo vetëm në grupe Telegrami e WhatsApp, por edhe të ndalni kërcënimet përkundrejt viktimave që duan të dalin nga piramida! Stop! Fuqia e ligjit po vjen tek ju!

Në fund:
Po përsëris thirrjen për çdo banor të Divjakës e Lushnjës:
Vazhdoni të dilni nga XUEXa dhe çdo piramidë tjetër online – shpëtoni veten dhe kursimet tuaja!
Nuk ka asgjë ndryshe nga skema e Rrapush Xhaferrit, veç faktit që nuk është në letër por online!

Advertisement