Bota
Skena apokaliptike! Franca goditet nga cikloni “Chido”, qindra të vdekur dhe të plagosur

Qindra persona kanë vdekur pasi cikloni Chido shkaktoi dëme shkatërruese në territorin francez të Mayotte në Oqeanin Indian, ka bërë të ditur të dielën ministria e Brendshme e Francës.
Ministria e Brendshme franceze ka thënë se ishte e vështirë për të marrë një numër të saktë të të vdekurve dhe të të lënduarve në Mayotte, për shkak të frikës se numri i të viktimave do të rritet.
Mayotte ishte drejtpërdrejt në rrugën e ciklonit dhe pësoi dëme të mëdha të shtunën, kanë thënë zyrtarët. Prefekti i Mayotte ka deklaruar se ishte cikloni më i keq që goditi Mayotte në 90 vjet.
Ministri i Brendshëm francez Bruno Retailleau ka thënë të shtunën në mbrëmje pas një takimi urgjent në Paris se kishte frikë se numri i të vdekurve në Mayotte “do të jetë i lartë”.

