Politike
‘Skenar mafioz per gja’kderdhje’/ Trondit Tedi Blushi: Veliaj ishte i veshur me antiplumb
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili u përfshi ditën e djeshme në tensionet në Këshillin Bashkiak, deklaroi se gjithçka ndodhi ka qenë e inskenuar.
Ai u shpreh se në mbledhje kanë qenë të persona të armatosur, ndërsa skenari sipas tij, bazuar në burime policore, ka qenë që të kishte gjakderdhje.
“Ne sallen e Keshillit Bashkiak ka patur nje skenar mafioz per gjakderdhje. Incidenti i provokuar ka qene i inskenuar. Sipas burimeve shumë të sigurta, jam informuar se Kryetari i Bashkisë ka qenë i veshur me antiplumb dhe kjo shpjegon edhe fakti pse ne temperature 40 grade, ne mes te korrikut, ai ka qene i veshur me xhup. Brenda në sallë kanë qenë persona civile qe dyshohet se kane qene të armatosur. Ketu nisi edhe incidenti i djeshem pasi kerkova nga Kryetarja e Keshillit te sqaronte kush ishin keta persona civile qe ishin lejuar ne mbledhje nderkohe qe aty nuk lejohet media dhe nuk lejohen te marrin pjese as qytetare per te ngritur shqetesimet e tyre”, shprehej Blushi.