Sport
Skenarët e kualifikimit: Sa janë tani shanset e Shqipërisë për të vazhduar Europianin?
Shqipëria është në vendin e tretë në grup për shkak të golavarazhit, ndërsa në renditjen e vendeve të treta, momentalisht Shqipëria është në vendin e dytë, pas Sllovenisë.
Por skuadra e Sylvinhos ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa shanset vazhdojnë të jenë aty për t’u kualifikuar.
Kuptohet se do të na duhej një mrekulli ndaj Spanjës. Një fitore e kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia nuk fiton asnjë nga ndeshjet e radhës.
Një barazim me Spanjën do të na çonte në kuotën e dy pikëve dhe për të qëndruar në vendin e tretë do të na duhej dhe një barazim ose fitore e Italisë përballë Kroacisë, por për t’u kualifikuar, duhet që të ketë të paktën dhe dy skuadra të tjera në vendin e tretë në grup me dy ose më pak pikë dhe që të kenë golavarzh më të keq se Shqipëria.