Connect with us

Rajon

Skenari i errët/ Politologu ndërkombëtar: SHBA-BE janë ‘dorëzuar’ para Vuçiç

Politologu Jasmin Mujanoviç, ka dhënë një koment të gjerë në lidhje me raportet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë. Ai u tregua i ashpër me Amerikën dhe Bashkimin Europian, duke thënë se reagimet e tyre ndaj zhvillimeve në veri  të Kosovës janë surreale. Madje, Mujanovic vlerëson se SHBA dhe BE nuk janë të interesauar për të larguar ndikimin rus në shtetet e Ballkanit, pasi sipas tij ata janë ‘dorëzuar’ para përballjeve me presidentin serb Aleksander Vuçiç.

“Në Bosnje, si në Kosovë, SHBA dhe BE duken të painteresuara për të frenuar ndikimin rus; në vend të kësaj, ata kanë kërkuar të akomodojnë nacionalistët militantë të mbështetur nga Moska. Sepse Perëndimi ka arritur në përfundimin se nuk ia vlen koha apo përpjekja për t’u përballur me njerëz si Vuçiç, Dodik apo Çoviç në një rajon aq periferik ndaj interesave të SHBA si Ballkani Perëndimor” –  thuhet në artikullin e publikuar në Al Jazzera.

Ndër të tjera Mujanoviç parashikon se “Beogradi ka të ngjarë të vazhdojë të nxisë kaos, duke ditur se Uashingtoni dhe Brukseli do kthejnë kokën nga ana tjetër”

 

Advertisement