Connect with us

Kosova

Skenari, ndarja e Kosovës me ushtri/ Biserko: Serbia shkeli vijat e kuqe, Perëndimi s’e toleron

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, tha se inkursioni i Grupit Terrorist në Banjska në veri të Kosovës pritej të ndodhte duke patur parasysh sjelljen e Beogradit në muajt e fundit.

“Senja e pare ishte grafiti ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’. Më pas ishte fjalimi i presidentit Aleksandar Vuçic në Asamblenë e Përgjithshme, toni dhe mesazhi i tij. Keto ngritën dyshimin se diçka ishte duke u përgatitur. Beogradi ka qenë gjithmonë transparent në synimet e tij, si në vitet 1990 kur u nis për të shkatërruar Jugosllavinë, kur çdo veprim dhe synim u shpall në media” – shpjegoi Biserko. Ajo nënvizoi edhe se po bëhet gjithnjë e më e qartë se ka patur një skenar për të provokuar konflikt që më pas ushtria serbe të hyjë për të mbrojtur popullin serb në veri dhe në këtë mënyrë të bëjë ndarjen e Kosovës.

“Në fund të fundit ky është një opsion që mbështetet pothuajse nga e gjithë elita politike dhe akademike, shërbimet, ushtria, një pjesë e madhe e sektorit civil dhe sipas raportimeve edhe media” – theksoi Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi

“Ky operacion, pavarësisht se kush është drejtpërdrejt përgjegjës për të në Beograd, ka kaluar një vijë të kuqe që Perëndimi nuk mund ta tolerojë. Kjo situatë nuk është provokuar nga Kurti, siç komentojnë shumica në Beograd. Përkundrazi, ai tregoi pjekuri dhe policia e Kosovës tregoi profesionalizëm” – deklaroi Biserko duke shtuar se Rusia sigurisht që ka një interes në manovrimin e Ballkanit, krijimin e tensioneve dhe hapjen e pikave kritike në mënyrë që të largojë një pjesë të vëmendjes nga Ukraina. Është indikative, theksoi ajo, se të nesërmen e ngjarjes Vuçic priti ambasadorin rus për t’u ankuar se Kurti po përgatiste “spastrimin etnik të serbëve”. Ajo gjithashtu theksoi se edhe komuniteti ndërkombëtar është përgjegjës për tolerimin e gjatë të sjelljes së presidentit serb Vuçic dhe kërcënimeve të tij ndaj fqinjëve, të cilat janë të përditshme dhe që pashmangshmërisht çuan në konflikt.

Advertisement