Sport
Skënderbeu lëviz në merkato, djali i legjendës së Shqipërisë i bashkohet klubit korçar
Klubi i Skënderbeut së fundmi është i fokusuar në politikën e suksesshme të transferimit të futbollistëve jashtë, teksa në vite ka shitur rregullisht lojtarë në klube të tjera duke siguruar të ardhura të rëndësishme ekonomike.
I fundit ishte largimi i kapitenit Dean Liço te klubi Igdir FK në kategorinë e dytë turke.
Skënderbeu ka përfituar një shifër të rëndësishme financiare nga ky transferim, teksa ka ruajtur edhe përqindje të kartonit për shitjen e radhës të futbollistit.
Por klubi korçar mendon edhe për të përforcuar organikën, ndërsa afrimi më i fundit sipas shtypit të shkruar do të jetë Etienne Tare, djali i ish-sulmesit të Kombëtares shqiptare, Igli Tare.
Sulmuesi i lindur në vitin 2003, ka nisur stërvitjen me klubin, ndërsa mbetet për tu parë nëse do t’ia arrijë të bindë stafin teknik të Skëndërbeut.
Së fundmi, Etienne ishte pjesë e klubit austriak SK Sturm Graz II nga ku u largua në fillim të këtij muaji pas një aventure 1-vjeçare.