Connect with us

Pinknews

Skifteret e grabiten, Ermal Meta ka nje pergjigje epike…

Persona të panjohur kanë grabitur shtëpinë e këngëtarit shqiptar, që jeton në Itali, Ermal Meta.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari në rrjetet sociale ku dhe ka dhënë një mesazh për hajdutët. Ai ka fotografuar një foto të derës së shtëpisë së thyer dhe e shoqëron me melodinë e Antonello Vendittit.

“Njoftim për hajdutët që thyen derën time sonte për të vjedhur, një gjerdan. Nëse kërkoni ar dhe para në shtëpinë e kantautorëve, ne nuk jemi të pasur”, shkruan ai.

Me gjithë ngjarjen dramatike, Ermal Meta i ka kushtuar më pas një video fansave për t’i falënderuar për dashurinë që i kanë shprehur sot, teksa sapo është bërë edhe baba:

“Fortuna e vogël është mirë. Mami i saj është mirë. Ju falënderoj të gjithëve për dashamirësinë!”, thotë kantautori.

Advertisement