Connect with us

Bota

‘Skifterët’ e Moskës kërcënojnë: Nazistët e Kievit të lëshojnë katër rajonet, ndryshe do bëhen gjashtë

Putini dhe negociatat në Stamboll, në Moskë gëzohen si të moderuarit ashtu edhe skifterët: «Tani pro-nazistët duhet të lëshojnë katër rajonet»

Lajmet e mbrëmjes që vijnë nga Moska janë të ashpra.

“Nëse pro-nazistët ukrainas nuk heqin dorë nga katër rajonet që kemi aneksuar, në raundin tjetër të negociatave do të ketë gjashtë.”

Por le të mos harrojmë se televizioni rus është i tillë, propagandë e pastër dhe në rastin më të mirë për të përcjellë idenë e veçantë të patriotizmit që shpesh ushqehet në vend.

Reagimet zyrtare ndaj përfundimit të takimit të Stambollit  mes delegacionit rus dhe ukrainas në realitet janë shumë dhe të menduarat mirë.

Duke filluar me reagimin e Kostantin Kosachev. Nënkryetari i Këshillit të Federatës zakonisht nuk e kursen veten me ofendime. Megjithatë, këtë herë ai formuloi një argument të plotë: – Do të kishte qenë naive të pritej që pas një ndërprerjeje trevjeçare dhe gjendjes kritike të marrëdhënieve midis palëve në konflikt, të mund të arrihej diçka më shumë. Por megjithatë është një fillim. Por deklaratat e politikanëve evropianë, veçanërisht ajo e kryeministrit britanik Keir Starmer dhe gjithe te tjereve të cilët i konsiderojnë kërkesat tona “të papranueshme”, po dëmtojnë bisedimet e ardhshme. Palët e treta duhet të heshtin dhe të mos komentojnë asgje dhe në asnjë mënyrë, nëse me të vërtetë dëshirojnë paqen.”

Politologu Vladimir Shapovalov gjithashtu tenton ta shohë gotën gjysmë plot: – Rezultatet e këtij kontakti të parë janë paraprake dhe teknike, por ato do të japin mundësinë për të kaluar në anën konkrete të negociatave. Të dy delegacionet veç si fillim kanë mbjellë, megjithëse qëndrimi ukrainas nuk na lejon të shpresojmë për shumë sukses në negociata, sepse ata e ndryshojnë mendje shumë shpesh, varësisht nga situata.” – deklaroi Shapovalov.

Por edhe ‘skifterët nacionialistë të pastër’, po gëzohen per rastin… Përfaqësuesit e galaktikës së madhe ultranacionaliste,  tashmë po recitojnë epitafin për shpresat për paqe.

“Kërkesa për tërheqjen e trupave ukrainase nga të katër rajonet është absolutisht logjike, sepse sot arsyeja, koha dhe iniciativat ushtarake janë në anën e Rusisë” – tha luftëdashësi Sergej Mironov, nënkryetar i Dumës dhe udhëheqës i partisë “Rusia e Drejtë”.

Ai gjithashtu potencoi: – “Ndërsa Kievi po mendon, ushtria jonë ruse do të çlirojë toka të tjera historike ruse ne Ukrainë. Kushti për një paqe të fortë është largimi i presidentit të paligjshëm Zelensky dhe garantimi i një statusi neutral për vendin.

Politika ruse po zhvillon një obsesion të vërtetë me presidentin amerikan. Shpesh e konsideruar si e pabesueshme, ndonjëherë e përçmuar, tani duket se është bërë e vetmja njësi matëse që ka vërtet rëndësi. Takimi i tij me Putinin shihet si një ngjarje e mrekullueshme, e destinuar të zgjidhë çdo problem, duke filluar me çështjen ukrainase.

“Nëse dy krerët e vërtetë të shtetit takohen”, shpreson faqja e internetit Tsargrad, në pronësi të të ashtuquajturit “oligark i Zotit” Konstantin Malofeev “Trump do ta kuptojë se nuk ka arsye për të mbështetur Kievin dhe ne do të kemi dorë të lire mbi ate territor”.

Por edhe portali Mail.ru, ndër më të moderuarit në mbështetjen e Operacionit Special Ushtarak, mbështet të njëjtën tezë: “Nëse Shtëpia e Bardhë shtyn më fort presionin mbi Ukrainën, një zgjidhje paqësore është shumë afër. Tani që bisedimet kanë filluar zyrtarisht, do të jetë edhe më e vështirë për Kievin ta bindë Trumpin se Rusia nuk e dëshiron paqen.Dhe deri më tani, Uashingtoni po duket neutral. Sa i përket pjesës tjetër të historisë, ajo padyshim do të shkruhet nga Putini dhe presidenti amerikan, sapo të takohen. Ata të dy, dhe askush tjetër.”

Advertisement