Aktualitet
“Sky ECC” goditi trafikun e drogës në Francë, cila ishte lidhja me Shqipërinë

Nëntë persona kanë dalë në gjyq këtë javë në Reness dhe janë njohur me dënimet e caktuara, për rolin e tyre në një organizatë të trafikut të drogës midis Finistere në Francë, Shqipërisë, Luksemburgut dhe Spanjës.
Mes të dënuarve është një studente nga Bresti, Typhaine, që prej një viti e gjysmë ndodhet në paraburgim, dhe për të cilën gjykata caktoi për 5 vjet burg. Sipas mediave franceze, Typhaine kishte rol kyç në organizatë në ngarkimin dhe dorëzimin e drogës për anëtarët e tjerë të grupit. Ajo kishte udhëtuar deri në Spanjë, Shqipëri dhe Luksemburg. Para arrestimit, pasuar nga nëntëmbëdhjetë muaj paraburgim, e reja studionte, në vitin e parë të diplomës së Administratës Ekonomike dhe Sociale (AES), në veçanti për “Statistikë” dhe “Historia e ekonomisë”.
Një tjetër anëtar i grupit, i quajtur Eduard me banim në Spanjë, por aktualisht në arrati, u dënua me 8 vjet burg. Eduard, ishte figura kryesore e organizatës dhe udhëhoqi importimin e lëndëve narkotike nga Spanja. Typhaine dhe Eduard, ishte dyshja të cilët u përballën me dënimet më larta, pasi shtatë anëtarët e tjerë të grupit ishin më të buta, duke përfshirë dënime me kusht.
Goditja e grupit kriminal dhe çmontimit të trafikut të lëndëve narkotike u bë pas zbulimit të bisedave në “Sky ECC”, që tregonin se të dyshuarit, disa prej të cilëve ishin me origjinë shqiptare, ishin të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

