Connect with us

Sport

Sky Sports zbulon kontratën sekrete të Mancinit me Man City

Siç raporton “Sky Sports” brenda të gjitha informacioneve që disponon në lidhje me klubin, duket se “qytetarët” janë përfshirë në një skandal me kontrata të fshehura.

Kjo do të thotë se disa janë firmosur dhe deklaruar zyrtarisht në të dhënat zyrtare financiare të klubit dhe të tjera kanë qenë përfundimisht të fshehura.

Kështu sipas Sky Sports, “Një trajner me prezencë katërvjeçare mes viteve 2009 dhe 2013 thuhet se ka nënshkruar një tjetër kontratë sekrete me shuma të ndryshme parash. Sipas të dhënave specifike të kontrolluara, trajneri në fjalë është Roberto Mancini.

Mancini kishte një pagë bazë vjetore prej 1.6 milionë euro “neto”, por kjo kontratë “sekrete” i solli atij 1.9 milionë euro shtesë, në bazë vjetore.

Me italianin në krye, Man City iu rikthye fitimit të kampionatit pas 44 vitesh, në vitin 2012.

Advertisement