Pinknews
“S’më ka sjellë kafen”/ Çifti Kiara-Luiz në krizë
Kiara dhe Luizi kanë krijuar një raport të paqëndrueshëm brenda në shtëpi.
Një herë ata qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, puthen, përqafohen e ledhatohen dhe herë të tjera, ata grinden për gjëra të vogla dhe Kiara mban qëndrim thuajse gjatë gjithë ditës.
Sot, dita nisi sërish me debat, kjo pasi Luizi nuk i tha “Mirëmëngjes” Kiarës.
Kjo e fundit i tha Maestros se të gjithë banorët kanë momentet e tyre të vështira brenda shtëpisë, por asnjëherë nuk duhet të mungojë komunikimi.
Sipas saj, Luizit i mungon komunikimi, duke shtuar se ai nuk vjen të flasë me të dhe t’i tregojë se për çfarë është mërzitur.
Kiara shtoi se ai ka dy apo tre ditë që nuk sillet më si më parë.
Nuk i sjell mëngjesin në shtrat, nuk ia bën më kafen dhe ajo mendon që ai ka fituar besimin e saj, ndaj sillet në këtë mënyrë.