Kosova
SMS NGA MOSKA/ Vuçiçi qëllimshëm po shtyn zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po e përdor si strategji shtyrjen e zbatimit të marrëveshjeve me Kosovën, me qëllim që sipas saj, të ndryshojë konteksti gjeopolitik në botë.
Ajo ka deklaruar se Perëndimi e ka intensifikuar presionin per situatën mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që proceset të finalizohen dhe të hiqen shqetësimet për sigurinë e Ballkanit.
“Kjo është strategjia e pritjes dhe shtyrjes së vendimmarrjes në raport me Kosovën. Por gjërat janë intensifikuar nga ana e Perëndimit dhe shpresoj që do të intensifikohen edhe më shumë në muajt e ardhshëm për të finalizuar apo përmbyllur shqetësimet për sigurinë në Ballkan. Sepse kjo është gjëja kryesore për Perëndimin pas ngjarjes se Banjskës sepse ajo ishte ilustrim se çfarë mund të ndodhë në rajon nëse Beogradi vazhdon me këto politika dhe dukshëm Rusia ka interes për ta mbajtur statu-quo-në në rajon, ashtu siç është edhe një argument shtesë për regresin në rajonin tonë në 12 vitet e kaluara”, ka theksuar Biserko duke shtuar se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak nuk ka qene nje autoritet bindës për palët e as “s’kishte energji”.
Për Biserkon, Lajçaku ishte ndërmjetës në një proces ku Kosova e Serbia nuk dialoguan.
“Palët kane udhetuar në Bruksel dhe nuk jane takuar por kane patur kontakte të ndarë kryesisht me BE-në. Nuk ka se çfarë të ndodhë me dialogun më tutje sepse ka marrëveshje që duhet zbatuar” – është shprehur Biserko e cila gjithashtu ka potencuar se Qeveria e Kosovës duhet “t’i përvetësojë marreveshjet dhe marredheniet me serbet e veriut me empati dhe me një kornizë të re, që do ti hapte rrugën perspektivës së integrimit ekonomik.
Ajo ka thënë se kjo do jete e vështirë për shkak të përçarjes së shkaktuar nga Lista Serbe dhe Beogradi.
“Kështu që mendoj se ka shumë sfida për Kosovën, për qeverinë e Kosovës, për shoqërinë kosovare në tërësi për sa i përket integrimit të komunitetit serb”, ka theksuar Biserko.