Connect with us

Kosova

S’mund të hipësh në dy kuaj në të njëjtën kohë, Serbia ka hequr dorë nga BE-ja

Ish-ambasadori i Serbisë në Uashington, Ivan Vujaçiç, ka vlerësuar se Serbia nuk mund të thotë më se do anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por edhe se ka marrëdhënie të shkëlqyera me Rusinë, duke thënë se njeriu duhet ta dijë se kur një politikë ka mbaruar dhe duhet të riorientohet.

“Nëse nuk mund të hipësh mbi dy kuaj në të njëjtën kohë, nuk ke çfarë të kërkosh në cirk” –  tha Vujaçiq në një intervistë për ‘Vreme’ duke shtuar se “Serbia po përpiqet t’i hipë mbi dy kuaj, atë europian dhe rus, por nëse ne ende duam të shkojmë drejt BE-së, nuk do të jetë më e mundur.”

“As kur bëhet fjalë për Rusinë, as kur bëhet fjalë për Kinën, sepse edhe Evropa ka filluar ta shikojë ndryshe Kinën dhe zgjerimin e saj. Dhe më duhet të shtoj – Serbia e ka lënë rrugën evropiane shumë kohë më parë dhe kjo mund të shihet në shumë mënyra”, tha Vujacic.

Më herët, ai ishte deklaruar se pritshmeritë e Kosovës për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe për hyrjen në NATO gjatë këtij viti, janë joreale.

KiE është vendi i parë ku Kosova përfundimisht do të pranohet. Mesa di unë atje kanë mjaft mbështetje, por për qëllimet e tjera duhet të presë. OKB-ja është një problem shumë më i madh për Kosovën. Por mendoj se Kurtit, nuk i intereson shumë OKB-ja. Sa për kandidaturën për në BE apo për anëtarësim në NATO, dhe atje do të kenë probleme të mëdha sepse pesë vende të BE-së nuk e njohin Kosovën, pra hapjen e negociatave për temën e kandidaturës teorikisht e shoh të pamundur”, tha Vujacic. Siç shpjegoi ai, BE-ja nuk mund t’i japë statusin e kandidatit askujt pa anëtarët e saj, prandaj është i paarritshëm gjatë vitit 2024.

“Është kaq joreale dhe është një histori shumë boshe. Ata sigurisht që po e shtyjnë axhendën e tyre, por gjasat që kjo të ndodhë janë minimale. Gjithashtu nuk është koha për NATO-n sepse askush nuk do të donte të përfshinte një vend në një organizatë të tillë që nuk njihet nga anëtarët. Kosova me siguri do t’i bashkohet disa organizatave të tjera ose ndonjë agjencie të OKB-së, por marrja e kandidaturës për në BE dhe anëtarësimi në OKB është i përjashtuar në periudhën e ardhshme” – beson Vujaçiç.

Advertisement