Connect with us

Kronike

Solli nipin me varkë në Shqipëri për të ndihmuar në vrasjen e Bamit, akuzat ndaj Avdylit

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për 14 të pandehur, që akuzohen si pjesë e një grupi të strukuruar kriminal të përfshirë në atentate mafioze në vend, mes tyre edhe Astrit Avdylaj. Në nëntë ngjarjet kriminale të njoftuara nga SPAK, Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani) është i përfshirë në katër prej tyre.

Astrit Avdyli akuzohet për ‘sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes së Durim Bamit dhe Valter Bamit’, ‘pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ‘mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’, ‘ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe ‘futje e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimi’.

Kreu i bandës së Shijakut akuzohet se ka siguruar personat që do të merrnin pjesë në vrasjen e Durim dhe Valter Bamit. Për këtë ngjarje Avdyli futi në lojë nga burgu nipin e tij Aldo Avdyli që të rrijë në Lezhë deri në ekzekutimin e Bamit. Më 3 korrik të 2020, Aldo Avdyli ka dalë jashtë Shqipërisë dhe ka kërkuar që të futet në Shqipëri prapë, por kësaj herë përmes doganës së Malit të Zi.  Arben Ndoka, Arian Tuku, Miri Bruli dhe persona të tjerë të paidentifikuar e ndihmojnë. Transportin ia ka bërë Miri Bruli, duke përdorur një varkë duke e zbrirut në Pulaj, Shkodër. Ai u fut në Shqipëri, por zyrtarisht në TIMS, Avdyli për herë të fundit ka hyrë në vend më datë 25.02.2016.

“Me date 26.06.2020 shtetasi Astrit Avdyli komunikon me shtetasin Arben Ndoka, te cilit i tregon qe do te te shkruaj Aldo, don me hy nga Mali i Zi per ne Shqipri. Me date 27.06.2020 shtetasi Astrit Avdyli komunikon me shtetasin Arben Ndoka, e pyet nese ka komunikuar me “Aldon” dhe i tregon qe do te shkruaj. Gjithashtu i tregon qe ai kerkon te futet nga Mali i Zi pa regjistruar. Me date 30.06.2020 shtetasi Arian Tuku komunikon me shtetasin Arben Ndoka dhe nder te tjera i shkruan, …e rregullova me me kalu me varke… Arian Tuku komunikon me shtetasin Miri Bruli te cilit i tregon ne lidhje me faktin qe shoku i tij (i referohet Aldo Avdyli) eshte ne Mal te Zi dhe e pyet se kur do ta kalojme. I tregon qe “ai (shoku) eshte duke mberritur ne Mal te Zi dhe i kerkon qe neser me trego oren dhe vendin ku te thuash ti. Me konkretisht i shkruan, …Esht ai shoku im ne mal te zi, Kur do e kalojm? Ok vlla ma pyt. Tu mrri ne mal te zi vlla eshl Per me kalu sonte nta. PNeser me thuj nga cila or me qen ku te me thuash ti…Arian Tuku komunikon me shtetasin Aldo Avdyli te cilit i dergon si chat attachment biseden qe ka kryer me shtetasin Miri Bruli ku dallohet fakti qe takimi do te behet ne qytetin e Ulqinit,“-thuhet në dosje

Arrestimi i Avdylajt u bë në banesën e tij në Shikaj me urdhër të SPAK-ut në kuadër të operacionit Revansh. Në banesë iu gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të konsiderueshme municionesh luftarakë. SPAK evidenton edhe një rast tjetër, ku Avdylaj është larguar nga banesa ku duhej të qëndronte si i paraburgosur, duke mos u gjetur në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak dhe Durrës.

Advertisement