Connect with us

Aktualitet

Sondazh: Nëse votohet sot në Tiranë…

Nga Eduard Zaloshnja

Ngaqë po shtohen zërat se Dashamir Shehi mund të jetë kandidati përfaqësues i rrymave të djathta në zgjedhjet bashkiake të Tiranës, zhvillova sot një sondazh elektronik me zgjedhës krejt të rastësishëm nga territori i Bashkisë Tiranë, për të testuar se sa përkrahje mund të ketë Shehi në një garë me Veliajn, Këlliçin, dhe kandidatë të tjerë të shpallur deri më sot.

Pyetësorin e plotësuan 1106 banorë të rritur të Tiranës (urbanë e ruralë). Kampionin e ripeshova statistikisht, për të përfaqësuar sa më mirë elektoratin tiranas demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht.

Nga sondazhi rezulton që, nëse do të ishte votuar sot, Erion Veliaj do të merrte 55.2% të votave, i ndjekur nga Dashamir Shehi me 22.6%, e pastaj Belind Këlliçi me 21.3% dhe kandidatë të tjerë 0.9% (shihni më poshtë Tabelen 1 dhe Grafikun 1)

 

Advertisement