Connect with us

Politike

Sot 24 orë debat me Ramën për çështjen McGonigal

Sot 24 orë do të vihen në dipozicion për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen McGonigal. Grupi parlamentar i PS do të ketë 750 minuta në dispozicion, 350 minuta do jenë për PD, 70 minuta për grupin parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’, 80 minuta për ‘Drejtësi dhe Integrim’, 30 minuta për Partinë e Lirisë dhe e njëjta kohë do të jetë në dispozicion për deputetët e PSD.

Ndërsa 9 deputetë të Rithemelimit do të kenë 10 minuta kohë për të folur.

Në sallën e seancës plenare sot pritet të rikthehen Sali Berisha me një grup të deputetëve të Rithemelimit, të cilëve u ka përfunduar afati i përjashtimit për shkak të seancave të shkuara kaotike. Por në Kuvend do të mungojnë 4 deputetë, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi që seancën e 16 shkurtit përfunduan deri në shkuljen e mikrofonit të foltores, që nga ministrja Elisa Spiropali u komentua me këtë ironi.

Opozita ka refuzuar më herët zhvillimin e interpelancës për ish-agjentin e FBI që kryeministri Rama ia delegoi ministres Spiropali dhe paralelisht po kërkojnë edhe ngritjen e një komisioni hetimor. Në seancat e fundit kaotike opozita ka kërkuar prezencën e kreut të qeverisë, i cili pritet t’u japë përgjigje sot në këtë seancë që socialistët kanë paralajmëruar se do të nxjerrë në pah të vërteta të mëdha

Advertisement