Connect with us

Aktualitet

Sot, 4 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, mori 51 jetë njerëzish

Ishte 26 nëntor, 2019, kur Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm. Në orën 03:56, një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që zgjati për rreth 50 sekonda, goditi Durrësin dhe Tiranën dhe disa bashki të tjera, duke u marrë jetën 51 personave dhe lënduar qindra të tjerë.

Nga pasojat e lëkundjeve u prekën plot 202 mijë njerëz, teksa u shkatërruan qindra banesa. Shumë familje humbën banesat, bizneset, të cilat u kthyen në rrënoja, ndërsa shumë prej tyre jetuan në çadra.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, ndërsa nga lëkundjet prekën 11 bashki, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë, si Tirana dhe Durrësi. Pasojat u ndjenë në shumë bashki; Shijak, Krujë, Kamëz, Kavajë, Kurbin, Lezhë, Rrogozhinë dhe Mirditë.

Advertisement