Aktualitet
Sot 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof në Tiranë
Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof ndodhet sot në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetin që do të organizohet sot me rastin e 5 vjetorit të SPAK. Kasanof u emërua si pasuesi i Escobarit në korrik 2024.
Sipas burimeve, Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë si përfaqësues i SHBA, që bashkë me BE, janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.
Vizitën e parë në Tiranë, zyrtari i lartë amerikan, i cili është pasardhës i Gabriel Eksobar, e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Europian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.