Aktualitet
Sot 7 marsi/ Nxënës, prindër dhe e gjithë shoqëria nderon mësuesit në ditën e tyre
7 Marsi, e njohur ndryshe si “Dita e Mësuesve”. Kjo festë kremtohet nga të gjithë shqiptarët, nxënësit në mbarë vendin, në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit si edukator i brezit të ri.
Një festë e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.
Mësonjëtorja e parë u çel në 7 mars në 1887 në kushtet e pushtimit otoman, dhe ajo u krijua nga një grup rilindasish, ndërsa ishte e para shkollë fillore me një fizionomi të theksuar kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe
Uron kryeministri Rama
Data 7 mars, njihet ndryshe si “Dita e Mësuesve”. Kjo festë kremtohet nga të gjithë shqiptarët, nxënësit në mbarë vendin, në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit si edukator i brezit të ri.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar mësuesit në këtë ditë të shënuar, ndërsa thotë se përulet me mirënjohje për punën dhe sakrificën e tyre.
“Gëzuar “7 Marsin” mësues të dashur, me përulësinë e mirënjohjen më të madhe ndaj Jush”, shkruan Rama.