Connect with us

Aktualitet

Sot besimtarët muslimanë festojnë Kurban Bajramin

Dita e sotme është e rëndësishme për mijëra besimtarët myslimanë, pasi festojnë Kurban Bajramin. Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë ndërsa shkruan se dita e nesërme duhet të jetë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë, si edhe t’i japim njëri tjetrit më shumë dashuri e mirësi.

“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë. Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë. T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë. Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë”, shkruan Begaj.

Një urim e kishte edhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili shkruan se Kurbani është dëshmi se sakrifica dhe durimi janë mënyrat e afrimit me Zotin.

“Kurbani është përkujtim dhe dëshmi se sakrifica dhe durimi janë mënyra më e mrekullueshme e afrimit me Zotin, e pastrimit shpirtëror, e arritjes së paqes së brendshme dhe e fitimit të mirësive dhe mëshirës së Zotit. Përkujtimi i sakrificës sublime të profetit Ibrahim është një mesazh i përjetshëm se pas vështirësisë vjen lehtësimi. Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin!

Nesër mijëra besimtarë myslimanë do të falen, në sheshin ‘Skëndërbej’ por edhe në vendet e tjera. Falja do të nisë në orën 05:30 të mëngjesit.

 

Advertisement