Connect with us

Politike

Sot buxheti 2024, Rithemelimi paralajmëron sërish kaos

Seanca plenare e ditës së sotme është ndër më të rëndësishme, ku pritet miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024. Por, Rithemelimi ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës në Kuvend. Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë. Për këto veprime, deputetët Flamur Noka e Albana Vokshi janë paditur në SPAK edhe nga policia, duke rrezikuar gjobë deri në 5 vite burg.

 

Advertisement