Connect with us

Bota

Sot i jepet lamtumira e fundit! Detaje nga funerali i Silvio Berlusconit

ITALI- Milano po përgatitet t’i japë lamtumirën Silvio Berlusconit me funeralin shtetëror që do të mbahet sot në orën 15:00 në Duomo dhe do të kremtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini. Masat e sigurisë të vendosura për këtë rast janë mbresëlënëse duke qenë se Presidenti italian Sergio Mattarella, Kryeministrja Giorgia Meloni, të paktën 32 zyrtarë qeveritarë do të mbërrijnë në qytet me një fluturim shtetëror nga Linate. Të pranishëm do të jenë edhe krerët e shteteve të huaj, duke përfshirë hungarezin Viktor Orban.  Më tej, në Piazza Duomo, e cila do të rrethohet nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm dhe do të ruhet nga forcat e rendit si e gjithë zona. Veç Presidentit të Republikës Sergio Mattarella, Kryeministri Giorgia Meloni dhe të paktën 32 zyrtarë qeveritarë, krerë të lartë shtetërorë nga mbarë bota, mes tyre dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe Emiri i Katarit.  Mbi 2 mijë personalitete të përzgjedhura do të jenë brenda në katedrale, ndërkohë 10 mijë persona pritet të jenë në shesh për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Advertisement