Connect with us

Politike

Spahiu: Meta në çdo deklaratë të tij, po rëndon keq pozitën penale të gruas dhe familjes tij

Kreshnik Spahiu u shpreh se Ilir Meta sa vjen e po rëndon pozitën e tij dhe të familjes. Më tej Spahiu shtoi për se ish presidenti në deklaratat e tij pranon akuzat por ia faturon ato Monika Kryemadhit apo nënës së saj.

”Është një veprim procedurial i pritshëm. Nuk është surprizë për ata që e njohin ligjin. SPAK krahas hetimit penal ka kryer një sërë sekuestrimesh. E kemi njohur në rastin Partizani, në çështjen e Ahmetaj dhe Beqajt.

Mendoj se SPAK në vijim do e thellojë veprimet hetimore, mendoj se Meta me veprimet e tij ka rënduar ligjërisht veten bashkëshorten dhe penalisht familjen. Me çdo lëvizje edhe me qëndrimet nuk ka bërë gjë tjetër por po thellon pozitën proceduriale të familjes.

Edhe në deklaratat e tij e pranon se janë bërë këto veprime, por thotë se nuk ka përgjegjësi, por Monika dhe vjehrra. E pranon dhe rëndon pozitën e ish bashkëshortes”, tha Spahiu

Advertisement