Connect with us

Aktualitet

Spahiu: Në rrjetën e drejtësisë do bien 3 peshq të mëdhenj, çfarë fshihet pas deklaratës së Dumanit

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar “tërmet” për të korruptuarit. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Spahiu është shprehur se SPAK dhe kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, nuk mbështeten nga kryeministri Edi Rama, por nga SHBA.

Madje Spahiu theksoi se Dumani nuk ka qenë i preferuari i Ramës dhe shtoi se dalja e tij për mediat, kishte si qëllim të bindte publikun se ishte i pavarur.

Ai shtoi se besonte se në muajin shkurt SPAK do të ndërmerrte tre goditje të mëdha ndaj faktorëve të rëndësishëm politik. Juristi Spahiu është shprehur se Reformën Zgjedhore nuk mund ta bëjnë PS-PD dhe PL, të cilat sipas tij janë, ata që e fundosën sistemin zgjedhor.

Sipas tij, Reforma Zgjedhore duhet të realizohet nga populli përmes një referendumi. Po ashtu, ai shtoi gjithashtu se tre partitë kryesore në vend janë të interesuara që emigrantët të mos votojnë, pasi kjo sipas tij, do të ishte fundi i tyre.

-Zoti Spahiu, kreu i SPAK nga Shkodra dha sërish sinjale se lufta kundër pandëshkushëmërisë do të vijojë, ndërsa ajo është prioritet i tij dhe institucionit që drejton. Pati diçka që të surprizoi në deklaratën e Altin Dumanit?

Ishte e pritshme dhe një deklaratë e kujdesshme. Ajo që bie në sy është objektivi në të cilën Dumani i ka vendosur vetes, duket që ai po synon të krijoj një profil të pavarur në raport të politikës. Identifikon edhe disa problematika që njerëzit nuk i dinë, ka një pritshmëri më të lartë sesa kapacitet që ka prokuroria.

Nuk është SPAK çeli magjik që të zgjidh të gjitha mosmarrëveshjet në Shqipëri, pra duhet të jetë selektiv në ato që trajton, duhet kualitet i procedimeve dhe të përmbush pritshmëritë për ata që kanë qenë të pandëshkueshëm deri dje. Mendoj se do ketë një goditje treshe, me një gur do vriten 3 zogj. Sot SPAK ka zbarkuar në zyrat e Bashkisë së Tiranës që nënkuptim se mund të zgjerohet hetimi dhe mesazhi që u dha për Metën. Muaji shkurt do jetë një muaj zjarr, që me çështjet që do të ndiqen do të eklipsojnë edhe atë të Berishës.

-Çfarë parashikon që do të ndodh në shkurt?

Parashikoj që do të ketë 3 goditje të mëdha. Mendoj se që vet SPAK e ndjen që është një institucion i besueshëm tani dhe mund të jenë ndërkombëtarët ja kërkojnë që ata të dalin në publik. Mbrojtja më e mirë që mund të marr SPAK është media dhe publiku. Situata ka ndryshuar, deri dje këta nuk janë më prokurorët që hipnin në autobus, por kanë një infrastrukturë mbrojtëse me makina, me shoqërues.

Janë të njëjtët prokurorë që punojnë në kushte dhe rrethana të tjera dhe është shumë pozitive që edhe ata po shfaqin një tjetër anë të medaljes, që ata nuk mund ta bënin të mundur në kushtet e vështira. Në thelbin e vet në të gjithë daljen që ka bërë Dumani, ka qenë të bindë publikun se ky SPAK nuk kontrollohet nga regjimi i Edi Ramës. Altin Dumani nuk ka qenë i preferuari i Ramës dhe anasjelltas. Janë disa pushtete antagoniste në këtë moment, që i shërbejnë publikut dhe pavarësisë. Pra unë mendoj se Altin Dumani dhe SPAK nuk kontrollohet nga regjimi i Ramës, por nga SHBA.

-Sa i përket Reformës Zgjedhore, bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri tha se opozita është duke u zënë për një karrige. Keni një koment?

Për një karrige po zihen të treja palët. Në fakt për një karrige po zihen të treja palët. Kjo është fatkeqësia më e madhe që ndodh me situatën politike. Për turpin e vetë reformën duan ta bëjnë ata që e kanë fundosur sistemin elektoral. Nuk mundet ta reformojnë ata që e kanë konsumuar. Nuk mundet të japin alternativa të reja ata që e kanë fundosur sistemin elektoral.

Të vetmit që nuk mund të bëjnë reformë zgjedhore në Shqipëri janë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë. Ne duam një reformë zgjedhore. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kërkon të bëjë reformë zgjedhore çdo 4 vite. PD a ishte në pushtet, ajo e ka katandisur kështu. Çfarë do bëjë PS, kur ka penguar që të hyjnë parti të reja. ne jemi shtet që kemi më shumë emigracion dhe nuk i njihet vota e atij populli që jeton në emigracion. Reformën zgjedhore mund ta realizojë vetëm populli përmes një referendumi. Vetëm populli mund të sjellë ndryshim.

-Ndërkohë të ndalemi pak tek sporti. Thuhet se tifozët shqiptarë nuk po arrijnë dot që të sigurojnë një biletë për të mbështetur flamurin e tyre. Kaq shumë kërkesa mund të ketë pasur?

Kemi të bëjmë me një padrejtësi që i bëhet tifozëve. Sepse janë bërë 500 aplikime dhe kanë qenë negative. Shqiptarët duhet të kuptojnë se FIFA dhe EUFA janë dy organizime mafioze planetare ku janë të lidhura interesat e gjithë oligarkëve të Evropës. Një pjesë e këtij organizimi mafioz janë edhe tregtimi i biletave të cilat do të shiten me çmim 10-fish apo edhe 100-fish. Ajo që ne kemi gabuar dhe janë rrëzuar aplikimet e tifozëve shqiptar është se kemi aplikuar si tifozë shqiptarë.

Nëse do të kishin aplikuat si tifozë gjermanë ne do e kishim siguruar biletën. Pra prioriteti i UEFA-s kanë qenë tifozët gjermanë dhe banorët në qytetet përkatëse. Do ketë edhe një raund tjetër që do jetë më i kufizuar dhe ata që do tentojnë të aplikojnë të mos aplikojnë si tifoz shqiptar. Kemi proceduar gabim, duke humbur mundësinë e parë dhe shpresojmë që ta rregullojmë me një truk duke aplikuar si tifoz gjerman.

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING