Connect with us

Aktualitet

SPAK: Argita Malltezi mijëra dollarë pagesa për studio ligjore britanike pas shpalljes non grata të babait

Në dosjen voluminoze në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha për privatizimin e kompleksit Partizani një kopje të të cilës e disponon News 24, thuhet se kreu i Partisë Demokratike ka përfituar në mënyrë të vazhdueshme para nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Duke iu referuar dosjes se SPAK, në vitin 2014, familja Berisha ka përfituar nga familja Malltezi, 24 mije euro, nga këto 6 mije euro kane qenë shpenzime shëndetësore për Liri Berishën, ndërsa 18 mije euro, janë deklaruar nga Shkëlzen Berisha se i janë dhënë nga Jamarber Malltezi.
Ndërkohë, sipas prokurorëve, ne vitin 2017, Sali Berishës i janë dhënë nga vajza e tij Argita Malltezi shuma prej 7 mije e 500 euro, për shpenzime mjekësore per ish-kryeministrin. Ndërsa po në këtë vit janë paguar 27 mijë e 500 dollarë avokatit të Shkëlzen Berishës në SHBA, një shumë kjo e pretenduar se është dhënë pa interes, sipas vetëdeklarimit të këtij të fundit.
Në vitin 2018, sipas dosjes se SPAK, dhëndri i Sali Berishes, Jamarber Malltezi u ka paguar pushimet Sali dhe Liri Berishës në shumën 3 mijë euro.
Ne vitin 2021, dhendri i Berishës i ka paguar vjehrrit dhe vjehrrës të tij shumën prej 20 mije eurosh, avokatit te familjes Berisha në Francë, në çështjen që ish-kryeministri hapi ndaj sekretarit të shtetit Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur atje non grata nga SHBA.
Sakaq, në vitin 2022, është vajza e Berishës, Argita Malltezi e cila ka paguar një studio ligjore në Britaninë e Madhe, në vlerën 72 mije dollarë pas shpalljes non grata edhe nga ky shtet.
Ne vitin 2023, Argita Malltezi paguan per babain e saj 201 mije euro dhe 54 mije dollare, per te likuiduar shpenzimet e nje studioje ligjore ne Britani.
Pergjate vitit 2024, Argita Malltezi ka paguar për Sali Berishën edhe 213 mijë euro, për studion ligjore, e cila ka nën shqyrtim çeshtjën e non gratës se ish-kryeministrit.
Nga hetimet e prokurorisë, kompania homeplan shpk, e cila ka ndërtuar pallate në truallin e ish-kompleksit sportiv partizani në vitin 2013, përgjatë fushatës zgjedhore ka paguar udhëtim dhe akomodim të këngëtarit italian Ricardo Cocciante. Kjo kompani ndërtimi në vitin 2010, i ka paguar bileta avioni Jamarbër Malltezit në shumën 822 euro.

Advertisement