Connect with us

Politike

“SPAK duhe t’i japë garanci Arben Ahmetajt”/ Koka: Po shpartallon qeverinë

Gazetari Bledian Koka ka deklaruar se SPAK duhej t’i jepet garanci ish-zv-kryeministrit Arben Ahmetaj, për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me korrupsionin në qeveri, ku të përfshirë jo vetëm kryeministri Rama, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Koka tha se një vrasësi serial si Nuredin Dumani i jepet hotel me 5 yje nga SPAK, ndërsa kupolës politike nuk i jepet mbrojtja për të dëshmuar.

Thelbi i asaj që ka ndodhur me intervistat e Ahmetajt, është dëshmitarë i vërtetë që po shpartallon qeverinë, nga ata që kishin ngeleur që besonin se drejtësia është reformuar dhe që SPAK ka guximin të hetojë. Kjo është drejtësia që i jep një vrasësi serial si Nuredin Dumani hotel me 5 yje, ndërsa kupolës politike, si Ahmetaj, ish numri dy i qeverisë Rama, nuk i jepet garanci, është kërkesë e qytetarëve për drejtësi. Numri dy të këtij vendi, i duheshin dhënë garancitë e mundshme për të dëshmuar’.

Referuar intervistës së ish zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj që pritet të transmetohet të hënën e 29 korrikut në Syri Tv, në Çim Peka Live, gazetari Bledian Koka tha se intervista është dëshmi reale, se si drejtësia nuk funksionon.

‘Ish numri dy të vijë e të dëshmojë, është dëshmi reale që drejtësia nuk funksionon për qytetërt, drejtësia është e akaparuar vetëm nga pushteti. Ahmetaj flet për mënyrën sesi hetohet për të, që i shkohet deri te pllakat e banjës, ndërkohë nga abna tjetër nuk hetohet apo të përnmedet në firmat e Ramës, bëhen piruaeta ligjore dhe juridike nga SPAK, edhe për Veliajn që është certefikuar si pronari faktik për aferën e incineratorëve dhe 5D. Çfarë furtune dëshmish reale dhe jo akuzave, për një dëshmitar të aferave më të rënda korruptive që kanë në epiqendër Ramën dhe familjen e tij, Veliajn dhe familjarët e tij. Por edhe akuzat për zëvendëskryeministren Belinda Balluku për tunelin e Llogarasë dhe afera të tjera”, tha Koka.

Advertisement