Politike
SPAK e BKH aksion në Shkodër, sekuestrohet celulari i shoqëruesit të kreut të PSD-së

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zhvilluar një aksion në Shkodër dhe Fier. Mësohet se aksioni është kryer në kuadër të krimeve zgjedhore në këtë qark, ku raportohet për disa të shoqëruar.
Aksioni për kontroll personal dhe të automjeteve është bërë me vendim të GJKKO, ndaj personave të lidhur me PSD-në. Raportohet se SPAK ka sekuestruar celularin e shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi, në kuadër të një hetimi për korrupsion zgjedhor.
Veprime ditën e sotme janë kryer edhe në Fier në bashkëpunim me Policinë Vendore, ku janë kryer kontrolle në disa subjekte, dhe janë sekuestruar telefona dhe pamje filmike.
lajmi në përditësim…

