Connect with us

Kronike

SPAK e policia ‘zbarkojnë’ në Durrës, kontrolle dhe arrestime

Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste (PS) Loer Kume, Enea Kume, raportohet se është arrestuar gjatë operacionit të Prokurorisë së Posaçme SPAK në Durrës.

Më herët është raportuar se SPAK dhe Policia e Shtetit kanë organizuar një aksion në Durrës këtë të enjte.

Aksioni thuhet se është ende në vijim. Por ende nuk dihen detaje të operacionit të dala nga burime zyrtare.

Loer Kume u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 majit dhe u betua si ligjvënës në Parlament më 18 shtator.

Aksioni raportohet se është ndërmarrë për tjetërsim pronash.

Kontrolle janë kryer sakaq edhe ndaj Aleksandër Lahos, personazh i krimit i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Lajm në përditësim…

Operacioni i SPAK në Durrës, në pranga vëllai i deputetit të Partisë Socialiste (EMRI)

1759390486_loerkume.jpgNga operacioni i SPAK dhe i Policisë së Shtetit i zhvilluar mëngjesin e sotëm në Durrës, ka rënë në pranga dhe Enea Kume, i cili është vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume. Ky i fundit është betuar në Kuvendin e Shqipërisë si deputet më 18 shtator pas marrjes së mandatit në qytetin e Durrësit.

Lajmi ne perditesim

 

 

 

Advertisement