Connect with us

Kronike

SPAK/ Gjoka plan me Bajrin për të vrarë Gjin Ndojin në 2020, të dyshuarit i shkuan dhe në varrim

Përgjimet fundosin grupin kriminal qe u godit dje nga SPAK dhe u arrestuan Oltion Bistri, Xhevahir Lita, Ardit Hasanega, etj. Biznesmeni Pellumb Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Duket se objektivi ka qenë vrasja e Gjin Ndojit. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm  jo shqiptare, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen por me vone rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptarë. Ne biseda flitet për shumat që do te paguheshin për realizimin e vrasjeve. Në biseda Pellumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetem vrasja të kryhet. Pas vrasjes së Gjin Ndojit ne 2020 te dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim, informon Keti Banushi

Advertisement