Connect with us

Politike

SPAK goditje të fortë në Polici/ Shefat e rrugores në rrezik burgu?

 SPAK kërkon në GJKKO masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shefat e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe Sokol Novaku. Dy oficerët e lartë akuzohen nga SPAK për veprën penale të korrupsionit. Një ditë më parë është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” edhe për efektivin e Policisë Rrugore, Edison Tabaku.

Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Erges Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident. Sipas dosjes hetimore, duke qenë se polici Tabaku e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.

 

1000 euro i janë dhënë punonjësit të Policise Edison Tabaku, pranë banesës së tij. Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të policisë rrugore dhe i ka kërkuar edhe një mijë euro të tjera, pasi i thotë “kam persona të tjerë mbi kokë”. Nga verifikimi që i është bërë telefonit të Tabakut rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij, Roven Zeka dhe Sokol Novaku, ku i thotë se 1000 eurot e tjera do t’i siguronte më vonë nga Vrioni, të cilin e kishte shok, duke i lënë afat deri të nesërmen.

 

Advertisement