Connect with us

Politike

SPAK, hanxhar në dorën e Ramës/ Nesho: Dosja Balluku zbërtheu lidhjet e kryeministrit me korrupsionin

Agim Nesho u shpreh se çështja “Balluku” ka kaluar tashmë kufijtë e një hetimi ndaj një ish-ministri, duke u shndërruar në një test vendimtar për pavarësinë e SPAK. Ai paralajmëroi se deri tani ky institucion “ka qenë një hanxhar në dorë të zotit Rama”, duke shprehur qartë se drejtësia është përdorur për të mbrojtur pushtetin e kryeministrit.
Nesho theksoi se çdo tentativë për ta kufizuar hetimin tek ish-ministrja është një lojë politike që rrezikon t’i shpëtojë përgjegjësisë kryeministri, ndërsa SPAK-u duhet të marrë vendimin për të thirrur përballë drejtësisë Edi Ramën, duke vërtetuar kështu pavarësinë dhe seriozitetin e vet para qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Pjesë nga deklarata:
Çështja Balluku, me kërcënimin që i bëri prokurorëve zoti Rama, duket sikur SPAK-u nuk ekziston. Dhe logjika që tha zoti Peka është kjo gjë: ata duhet të jenë konsekuentë me rrugën që kanë nisur, nëse i shërbejnë Kushtetutës, vendit, popullit të tyre dhe ligjit. Por mendoj që dosja Balluku është dosja Rama. Nëse ata do të tentojnë prapë të kthejnë dosjen Balluku për ta bërë një ping-pong midis një kryeministri të zhytur deri në qimet e kokës me korrupsion së bashku me zonjën Balluku, dhe të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për zonjën Balluku, kjo do të jetë një lojë që do të fitohet nga Edi Rama. Ata duhet t’i bien kokës.

E vetmja zgjidhje për të mbijetuar. Pse për të mbijetuar? Nëse SPAK-u është kaq i zoti, që mos të bëjë ato lojërat e mëparshme, që vinte një jurikim edhe thoshte: “Ne kemi bërë non grata, po ju bëni punën tuaj dhe dënojeni”, edhe e dënuan me zor Berishën.

Jo, jo, të lutem ta mbaroj si ide. Vajtën më vonë, e përkëdhelnin, nuk i thoshin zotit Rama, kur dihej që inceneratori nuk ekzistonte fare. Kur ai ishte promotori edhe detyruesi për t’u nënshkruar 14 vendime të ministrave brenda ditës. Nuk ka vendime të tilla qarkulluese pa dijeninë dhe mbështetjen e kryeministrit.

Pra, ta kalojë këtë fazë, SPAK-u deri tani ka qenë një hanxhar në dorë të zotit Rama. Dhe po ndëshkohet, jo një minutë. Ka ndryshuar, sepse ngjarjet e reja që janë zhvilluar, korrupsioni i pajustifikueshëm, tepër galopant, i tmerrshëm, që shkatërron një vend, një njeri që sillet si ato k… dhe kudo në botë, vetëm për të justifikuar atë katastrofë ekonomike, shpërdorim të pronave publike në Shqipëri, është vetëm ky.

Që kalon që nga Erdogan, tani ka gjetur te firmat izraelite, vetëm për të bërë lobing në Amerikë, e kështu me radhë. Është bërë një baby-sitter qesharak që të gjithë e shfrytëzojnë, sepse të gjithë, duke ditur që baby-sitter-it marrin edhe nga një pagë zakonisht kur e bëjnë punën. Ky e bën vullnetarisht për arsye se s’ka nevojë as për para. Ky u jep të tjerëve vetëm për të mbajtur pushtetin e tij.

SPAK-u ka vetëm një rrugë, për mendimin tim. SPAK-u sot duhet ta vërë përpara thirrjes kryeministrin shqiptar. Pse? Vetëm në këtë mënyrë justifikon vetveten, bën të qëndrueshëm një institucion që i shërben popullit shqiptar, dhe nëse Rama përpiqet të shkatërrojë të ashtuquajturën Republikë të prokurorëve dhe të ndryshojë ligjin, ta bëjmë atë një ligj europian, në thonjëza, sepse këto nuk janë ligje europiane edhe perëndimore. Vetëm atëherë konflikti nuk do të mbetet midis SPAK-ut dhe korrupsionit qeveritar, por do të mbetet midis Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ramës. Kështu zgjidhet konflikti.

Nëse do të pranojë të tërhiqet, atë që tha zoti Peka, do të fillojë nga poshtë, kapi çironkat e vogla; atëherë sigurisht misioni i tij ka përfunduar, dhe si i tillë ka përfunduar edhe besueshmëria që ka te opinioni publik shqiptar. Pra, duhet që SPAK-u të bëjë hapin e parë për të rregulluar shumë gjëra të tjera që kanë ikur deri tani, në një shtet të kapur, në një shtet jofunksional, atje ku kritikohet regjimi i Tiranës, që i ka kapur gjithë institucionet.

Advertisement