Connect with us

Kronike

SPAK heq dorë nga “21 janari”/ Shpall moskompetencën

Prokuroria e Posaçme SPAK ka shpallur moskompentencë për kallëzimet e 21 janarit që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste. Dosja tashmë i ka kaluar prokurorisë së Tiranës, e cila do nisë verifikimet për këto kallëzime lidhur me provat e reja të pretenduara nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe Damian Gjiknurit. Dy kallëzimet e reja të PS-së erdhën pas publikimit të audio-përgjimit në media, i cili ishte pronë e familjaravë të Aleks Nikës. PS kërkoi që SPAK të zbardhë 21 janarin, duke kallëzuar penalisht për vrasje në rrethana cilësuese ish-kryeministrin Sali Berishën, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Bashën dhe ish-kreun e Gardës Ndrea Prendin. Prokurorja Manjola Kajana ka vlerësuar elementë që nuk janë kompetencë e kësaj prokurorie për ta hetuar si dosje. Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka të hapur hetim për 21 janarin, pasi vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës kanë mbetur pa vrasës. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që gjatë hetimit, Prokuroria e Tiranës mund të gjejë elementë që nuk janë kompetencë e saj t’ia kalojë sërish dosjen Prokurorisë së Posaçme. Kjo audio-kasetë sipas informacioneve nuk është Akoma në duart e drejtwsisë.

Advertisement