Aktualitet
SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro/ Kërkohet 1 vit burg për shpërdorim detyre
Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën këtë të mërkurë për kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu.
Eduard Duro është marrë pak muaj më parë i pandehur nga SPAK, dhe akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje