Aktualitet
SPAK kërkoi burg përjetë, Altin Hajri kundërshton akuzat për zhdukjen e Jan Prengës
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë paraqitur këtë të premte kundërshtimet përfundimtare për Altin Hajrin, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës ngjarja e regjistruar më 17 janar 2020.
Për Hajrin, SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëmm ndërkohë në seancën e sotme përmes mbrojtjes ligjore, Hajri ka kundërshtuar akuzat, duke mohuar çdo përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës.
Avokati i tij, Aranit Roshi, deklaroi para gjykatës se klienti i tij nuk ka pasur asnjë lidhje me viktimën dhe madje nuk e ka njohur personalisht. Sipas mbrojtjes, Hajri nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje dhe akuzat ndaj tij janë të pabazuara.
Mbrojtja ka pretenduar gjithashtu se gjatë momentit kur Prenga është dërguar në ambientet ku dyshohet se është mbajtur, Hajri nuk ka ushtruar dhunë ndaj tij, duke theksuar se ai madje i kishte dhënë ujë.
“nuk ka një fakt të vetëm që provon lidhjen dhe rrenat e sasisë së kokainës të ketë patur interes Altin Hajri. Ky i fundit në kohën kur ka humbur lënda narkotike ka qenë në burg në Holandë. Nuk ka pasur plan se minimalisht do ishin hequr kamerat dhe s’do liheshin ndezur. Ai s’do zgjidhte për një aktivitet kaq të rëndë kriminal, vendin ku ka një aktivitet dhe familjen e tij. Nga sky komunikimi i vetëm i Hajrit me personat e përfshirë, ndodh pas 6 muajsh. Ai e kontakton të shmangë apo ushtrojë presion tek kopshtari Festim Bixhdili të tërheq atë që ka thënë. Altin Hajri ka qenë në ambientin e lokalit. Ka parë personat e kanë ardhur, ne kapuç. Është interesuar, ka pyetur çfarë ndodhi, i thanë është sëmurë. I ka dhënë uji. Ka parë shenja gjaku dhe armë, ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe ka larguar familjarët nga biznesi. As nuk e ka njohur Jan Prengën”, tha avokati.