Connect with us

Politike

SPAK kërkoi kthimin në qeli të Malltezit, GJL nuk pranon kërkesën e prokurorisë

Gjykata e Lartë vendosi këtë të martë të mos pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, që kërkoi kthimin në qeli të Jamarbër Malltezit.

SPAK kundërshtoi masën “arrest shtëpie” dhe kërkoi ndryshimin e masës në “arrest në burg” për Malltezin, nën hetim për procedimin penal të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Gjithashtu, Gjykata e Lartë nuk pranoi as kërkesën e Sali Berishës për heqjen e masave “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Kur është bërë ankimi, ndaj kryedemokratit ishin në fuqi këto masa.

Gjykata e Posaçme, një ditë më parë, shtyu për më 8 mars seancën për heqjen e masës “arrest në shtëpi” për Berishën.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat e SPAK ndaj tyre dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Advertisement