Aktualitet
SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun…
Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar një vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj. Ndërkohë Qerim Ismailaj s’ka qenë i pranishëm në seancën e sotme. Ai është përfaqësuar nga avokati.
Ismailaj u mor i pandehur nga GJKKO më 1 nëntor, pasi kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi, të ndodhur 21 vite parë. Ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Qerimaj u denoncua nga PD, ndërsa letër-porosia e autoriteteve greke zbuloi dënimin e dhënë për ngjarjen e vitit 1999 për rrahje ndaj një personi që pretendohet se ishte pronari i tij, të cilin e dhunoi pasi nuk i kishte dhënë pagën.
Gjetjet iu dorëzuan KQZ më 2 korrik 2021 e cila vendosi ta lërë në detyrë Qerim Ismailin me argumentin se dënimi penal dhënë në Greqi në Shqipëri është dënim vetëm me gjobë. Ismailaj doli kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ku garoi vetëm vetë për qarkun e Mallakastrës.