Connect with us

Aktualitet

SPAK kërkon 4.5 vite burgim për ekstremistin Ibrahim El Salih

Prokuroria e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 4 vite e 5 muaj burgim për të pandehurin Ibrahim El Salih (Lekica), i cili akuzohen për veprën penale të “nxitjes, thirrjes publike dhe propagandes për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

SPAK e ka mbështetur pretencën e dhënë në GJKKO për shkrimet e publikuara nga Salih në rrjetin e tij social të “Facebook”, në të cilat shfaqte mendimet e tij pro ISIS dhe luftës së xhihadit. Gjatë marrjes në pyetje, ai është shprehur i penduar për postimet e bëra në rrjetet e tij sociale dhe nuk i ka konsideruar ato si propagandë apo për të nxitur akte terroriste.

Ibrahim El Salih, 56-vjeçari nga Kukësi u arrestua më 24 maj 2022 nga Drejtoria e Antiterrorit në Poicinë e Shtetit. I lindur në fshatin Shtiqën dhe banues në Kukës, El Salih njihet si besimtar praktikant i fesë islame dhe ish-punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Por nëse shpallet fajtor sipas kërkesës së Prokurorisë, Lekica do të përfitojë edhe ulje të dënimit, pasi më herët gjykata i pranoi atij kërkesën për t’u gjykuar me procedurë të shkurtuar.

Advertisement