Connect with us

Aktualitet

SPAK në alarm zgjedhor! 115 denoncime për shitblerje votash dhe krim të organizuar

Stuktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije ‘bilancin’ e krimeve zgjedhore deri më datë 5 maj. Gjatë kësaj fushate zgjedhore, SPAK bën me dije se në total kanë marrë 115 kallëzime në total, të depozituara si nga partitë politike, ashtu edhe nga Policia, por edhe nga qytetarët. Ndër to, 35 raste që janë iniciuar edhe nga vetë Prokuroria e Posaçme. Nga 115 kallëzime të depozituara, siç bën me dije SPAK, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht.

Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:

•Kallëzime nga subjekte politike

• Referime nga Policia e Shtetit

• Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

• Denoncime nga Platforma Online

• Denoncime nga qytetarët

• Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.

• Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese

• Janë regjistruar 35 procedime penale.

• Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – dmth të iniciuara nga SPAK.

BKH dhe SPAK, por edhe Prokuroria e Përgjithshme, janë duke monitoruar gjithçka në këtë proces zgjedhor duke filluar nga përdorimi i burimeve publike, abuzimi me administratën, qarkullimi i parave të pista, ndikimi i krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.

Advertisement