Aktualitet
SPAK nën presion nga politika apo krimi? Analisti i njohur trondit me deklaratën
Analisti Fatos Lubonja tha se drejtësia e re duhet të jetë edhe nën inkurajim, por edhe nën presion. Lubonja tha se presioni nuk është ndonjë gjë që i bën dëm. “Padyshim që kishte pyetje provokative apo një lloj presioni ndaj kreut të SPAK në seancën e djeshme në Kuvend, por nuk mendoj se i bën dëm, i kërkohet llogari”, tha Lubonja.
Ai tha se Dumani u shfaq i ndrydhur, ishte nën presion, por edhe ne e dimë se kush e ushtron presionin.
“Edhe sikur vullneti të ekzistojë, nuk mjaftojnë ato 5 prokurorë për tu ndeshur me atë forcën e madhe që është në anën e pushtetit. Ne duam drejtësi, nuk duam fasadë. Arrestimi i Ilir Beqajt mund të jetë drejtësi, por edhe fasadë. Kemi rastin e inceneratorëve, çfarë po pritet? Kompleksiteti lidhur me këtë çështjes vjen nga lobet, nga grupet, por firmat janë aty. Dosja ‘5D’ tregon se kemi krime të trasha, ulërasin faktet, atëherë për çfarë kompleksiteti flitet? Mendoj se kompleksiteti vjen edhe për shkak të lojës politike, por edhe lojës që mund të bëhet brenda SPAK”, tha Lubonja.
Ai tha se drejtësinë nuk e bën SPAK.