Connect with us

Kronike

SPAK nis hetimin për çështjen McGonigal

Prokuroria e Posaçme SPAK, pritet të nis shqyrtimin dhe vlerësimin e cështjes “McGonigal”, ish-zyrtarit të FBI të akuzuar për lidhje me kryeministrin Edi Rama, i arrestuar pak ditë më parë. Vendimi vjen pas kërkesës zyrtare të deputetit të PD-së Gazment Bardhi drejtuar SPAK për të nisur hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista. Duket se kjo kërkesë zyrtare ka vënë në lëvizje SPAK. Ditën e djeshme drejtuesi i SPAK Altin Dumani ka njoftuar deputetin Bardhi se për “nevoja hetimore” kërkohet vënia në dispozicion e materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij. Në shkresën e drejtuesit të SPAK i kërkohet vënia në dispozicion e akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022. Megjithatw, afati i përcaktuar nga SPAK, për tw dorwzuar kwto tw dhwna, është data 2 shkurt, pwr shkak tw afateve hetimore. Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë në të gjithë historinë e agjencisë së famshme pasi hetuesit zbuluan se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar. Ai ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë, Kosovë dhe Bosnjë, shpenzime që duket se janë mbuluar nga një shqiptar, ndërsa takimet me Ramën duket se janë organizuar nga një shqiptar tjetër, i cili përshkruhet si “këshilltar joformal” i Ramës.

Advertisement