Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka organizuar mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.
Meta tha në fjalën e tij se SPAK nuk heton dot disa afera, ku është e përfshirë qeveria. Sipas tij, SPAK nuk heton dot aferën e McGonigal, sepse janë përfshirë në të edhe njerëz të Strukturës së Posaçme. Për Metën, SPAK nuk ka guxim të hetojë veprat penale të konsumuara nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij.
Ilir Meta: Sali Berisha pa asnjë akuzë izolohet, ndërsa ministrat dhe Rama bredhin të qetë në bulevard. Rama as përmendet e as thirret nga SPAK. Për masat shtrënguese ndaj ministrave të Ramës, SPAK i kërkon leje parlamentit, por për Berishën merr vendime vetë. SPAK ka heshtur për aferën e inceneratorëve.
SPAK ka heshtur edhe për aferën e MCGonigal. Mc Gonigal mbyti me gjoba politikanë të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe SPAK nuk e çon dot përpara këtë hetim, se në këtë dosje është vetë SPAK. SPAK nuk heton dot prishjen e Teatrit Kombëtar dhe të tjera afera të kësaj qeverie.