Connect with us

Kronike

SPAK operacion antidrogë në Sarandë, 3 të arrestuar, pjesë e një grupi kriminal! Policia kontrolle në disa banesa

SARANDË-SPAK ka ndërmarrë një operacion të gjerë në Sarandë për goditjen e një grupi të dyshuar për trafik droge, hetimet ndaj të cilit kanë nisur që prej vitit 2020.

Prej orëve të para të mëngjesit, forcat policore kanë kryer kontrolle në disa banesa dhe kanë shoqëruar disa persona.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar tre persona, ndërsa kërkimet vijojnë për të tjerët.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.

lajm në përditësim…

Advertisement