Connect with us

Aktualitet

SPAK përgatit dosjen Metamorfoza 3/ Karamuço: Do të dalin të dhëna të tjera për…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se SPAK po përgatit dosjen “Metamorfoza 3”.

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Karamuço tha se nga hetimet do të dalin të dhëna për biznesmenë dhe funksionarë të tjerët ë Policisë së Shtetit.

Ai shtoi se nga këto hetime mund të zbulohen urdhra për vrasje dhe fshehje të pronave.

“Jam në dijeni që SPAK po përgatit dosjen Metamorfoza 3. Do të dalin të dhëna të tjera për biznesmenë, funksionarë të lartë të policisë së shtetit, qoftë me përgjime , me urdhërime për vrasje, por edhe fshehje të pronave. Është një fluks i madh informacionesh. Sigurisht që ka një volum të madh dhe kërkon një punë të jashtëzakonshme”, tha ai.

Advertisement