Connect with us

Politike

SPAK rrëzon akuzat e Berishës për Majkon: S’ka asnjë kallëzim apo procedim penal

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza disa ditë më parë në adresë të deputetit të PS, Pandeli Majko të cilin e quajti “kriminel elektoral”. Berisha tha gjithashtu se Majko është përgjuar nga SHISH me vendim gjykate.

Por në Prokurorinë e Posaçme, për socialistin nuk ka asnjë dosje në ngarkim.

Në një reagim për gazetaren e News24, Klodiana Lala, SPAK mohon të ketë material kallëzues apo procedim për deputetin socialist.

Reagimi i SPAK për gazetaren Klodiana Lala:

Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se të gjitha përgjimet e publikuara prej tij ku përmenden eksponentë të rëndësishëm të PS janë të bazuara në fakte dhe dosje konkrete

I ftuar në emisionin ‘Now’, teksa iu referua përgjimeve të publikuara prej tij për Taulant Ballën, Berisha u shpreh se të gjitha i ka të provuara dhe SPAK nuk mund ta përgënjeshtrojë.

Berisha: Unë jam njëri i ligjit dhe pas gjithë këtyre proceseve nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Kur unë gjej dosjen që më vjen nga SPAK apo burime të tjera kur thuhet Tao mori porosi të shkojë e të lirojë 2 vrasësit që i vunë Lulzim Kullës tritolin në shalën e biçikletës, akt i mirëfilltë terrorist…a mund të them gjë tjetër veç organizatë kriminale. Shembull tjetër Toyota Yaris është implikuar në të gjitha etapat e atij krimi, e kanë dosjen aty… SPAK nuk më përgënjeshtron dot si i nxjerr dokumente, nuk mundet kurrë unë… mund të bëjë një gjë ndonjëherë për të mbrojtur dëshmitarët i spostoj pak këtej pak andej. Një nga një do ju faktoj shqiptarëve se ata janë një organizatë e mirëfilltë kriminale.

Advertisement