Kronike
SPAK zbërthen ‘SKY’, arrestohet Erzen Breçani, i biri dhe zyrtarë policie
SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste këtë të hënë (20 nentor 2023) për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa janë ekzekutuar katër prej tyre. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Po ashtu, është arrestuar edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.
NTV.AL mëson se urdhër-arreste janë lëshuar edhe për 6 punonjës dhe ish-punonjës të tjerë të policisë. Në kërkim në kuadër të këtij operacioni që duket se është faza e dytë e operacionit “Metamorfoza”, është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Report Tv mëson dhe lidhjen e fisit Breçani me Matën. Djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës. Mbi 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC” rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje. Të arrestuarit deri më tani nga operacioni
– Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës
-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6
-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
*Ndiqni zhvillimet për më shumë detaje mbi operacionin
Vrasja në ish-bllok në 2018, si u vetëdorëzua dhe lirua nga akuzat Ervin Mata, sot në kërkim si i përfshirë në grup kriminal. Ervin Mata i kërkuar nga policia sot si i përfshirë në grup kriminal, ka qenë një nga personat e shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në ambientet e lokalit “Monopol” në zonën e ish-bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit, 2018 ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Elio Hato. Mata u vetëdorëzua në policinë e Tiranës në 2 mars 2019 pas disa muajsh në kërkim. Atëherë gjatë marrjes në pyetje tha se nuk kishte qëlluar dhe as nuk kishte parë se kush qëlloi në drejtim të viktimës. Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori ndërsa prokuroria kërkoi arrest me burg mbi Matën. Në qershor 2021 Ervin Mata, Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku u dënuan me nga 6 muaj burg për moskallëzim krimi që iu reduktua me 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky dënim u konvertua në 100 ditë pune në interes të komunitetit. Në mungesë u gjykua ish komandoja Mervjol Bilo, i cili, sipas vendimit të gjykatës kishte qëlluar në kushtet e vetëmbrotjes. Bilo u dënua në mungesë me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por që më pas më gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Për të gjykata e Tiranës vendosi që dënimin me burg ta konvertojë në shërbim prove.
EMRI/ Doli në përgjimet e ‘SKY ECC’, në pranga edhe oficerja e drejtorisë së Kufirit
SPAK po zhvillon një aksion, ku ka lëshuar 11 urdhër-arreste për disa akuza nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit pas zbërthimeve të mesazheve në SKY ECC. NTV.AL mëson se në pranga është vënë edhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Mësohet se në pranga të policisë, kanë rënë deri tani Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçanin, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Si dhe shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.
Zbërthimi i mesazheve në ‘SKY ECC’, eksperti kriminalistikës: Priten arrestime të emrave të njohur të policisë dhe organeve ligjzabtuese
Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv, duke komentuar aksionin e SPAK për goditjen e një grupi kriminal nga zbërthimi i mesazheve në SKY ECC, tha se ky është vetëm fillimi. Softa tha se do të ketë edhe emra të tjerë të njohur të policisë së shteti, si funksionarë dhe ish-funksionarë që mund të arrestohen. Sipas Softës prokuroria duhet të vërtetojë akuzat e ngritura pasi akuzat janë shumë të rënda, ndërsa mori një shembull për ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin. ‘Është një server i ruajtur nga shteti francez. Zbërthimet kanë sjellë përgjime dhe zbardhje të ngjarjeve të ndryshme fatkeqësisht përfshihen dhe funksionarë të policisë së shtetit. Po flasim për një Metamorfoza 2. Operacioni ende në zhvillim e sipër, deri tani kemi dy emra të lakuar ish-nëndrejtori i policisë së Tiranë sapo ishte shefi i komisariatit nr.2 dhe ish shefi i krimin e në komisariatin nr.2 dhe aktualisht shef i krimeve në komisariatin nr.6. Akuzat janë të rënda. Breçani ka akuza të rena pasi ka qenë një nge njerëzit më profesionist të asaj fushe. I takon drejtësisë e cila duhet të japë prova dhe ti vërtetojë këto përgjime. Ky është vetëm fillimi do të kemi emra të njohur për njerëz që kanë qenë funksionarë dhe janë funksionarë. Do të jetë një periudhë ku do të kemi arrestime të bujshme me persona të njohur të policisë apo organeve ligjzbatuese. Janë operacione surprizë. Breçani ka pasur autoritet dhe ndihem i surprizuar për të. Këto aplikacione apo hetimi që ka bërë SPAK ka arritur në këtë përfundim. Flasim për grup të strukturuar.’- tha Softa.
Të dy të përfshirë në grup të strukturuar kriminal, djali i Erzen Breçanit i martuar me motrën e Ervin Matës
SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste për të goditur një grup të struktuar kriminal. Mes të arrestuarve është edhe Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Në kërkim është edhe Ervin Mata. Përveçse të kërkuar si të përfshirë në grup të strukturuar kriminal, Report Tv mëson se Breçani dhe Mata kanë edhe lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Burime bëjnë me dije se djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës.
Kush është Erzen Breçani, ‘besniku’ i Sali Berishës me poste të larta në polici! SPAK e akuzon për përkrahje të autorit të krimit e pastrim parash
Erzen Breçani, është arrestuar nga policia, me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për pastrim parash dhe për përkrahje të autorit të krimit. Por emri i tij nuk është i panjohur për qytetarët. Erzen Breçan, ish-drejtuesi i policisë së Tiranës, pas largimit të qeverisë Berisha, 2013, u përqendrua në aktivitetin e tij të një Security privat ndërsa emri i tij spikati në debatin me ish ministrin Samir Tahiri teksa kërkohej të largoheshin nga pallati banorët tek rruga “Margarita Tutulani”. Në zgjedhjet parlamentare të 2013 ai u shfaq në listën e kandidatëve të PD-së. Erzen Breçani u shfaq sërish në publik në ngjarjen e Babales, strumbullar i politikës në 2018-2019 dhe një nga dëshmitarët që dekonspiroi skenarin e PD të “Babale”. Asokohe NTV.AL zbardhi ekskluzivisht përgjimet e bisedës telefonike mes ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe kunatit të Babales, Fredi Alizoti si dhe konfirmimin që i ka bërë kësaj bisede në prokurori, vetë Erzen Breçani. Ky i fundit ishte telefonuar nga Fredi Alizoti duke i shpjeguar se ai përgjim ka qenë i sajuar dhe fals, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa e premtuar sipas tij nga Salianji. Erzen Breçani njihet si një ndër besnikët e Sali Berishës që e ka shoqëruar në çdo protestë dhe aksion politik në Tiranë. Erzen Breçani, është arrestuar nga policia, me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për pastrim parash dhe për përkrahje të autorit të krimit. Por emri i tij nuk është i panjohur për qytetarët. Erzen Breçan, ish-drejtuesi i policisë së Tiranës, pas largimit të qeverisë Berisha, 2013, u përqendrua në aktivitetin e tij të një Security privat ndërsa emri i tij spikati në debatin me ish ministrin Samir Tahiri teksa kërkohej të largoheshin nga pallati banorët tek rruga “Margarita Tutulani”. Në zgjedhjet parlamentare të 2013 ai u shfaq në listën e kandidatëve të PD-së. Erzen Breçani u shfaq sërish në publik në ngjarjen e Babales, strumbullar i politikës në 2018-2019 dhe një nga dëshmitarët që dekonspiroi skenarin e PD të “Babale”. Asokohe Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht përgjimet e bisedës telefonike mes ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe kunatit të Babales, Fredi Alizoti si dhe konfirmimin që i ka bërë kësaj bisede në prokurori, vetë Erzen Breçani. Ky i fundit ishte telefonuar nga Fredi Alizoti duke i shpjeguar se ai përgjim ka qenë i sajuar dhe fals, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa e premtuar sipas tij nga Salianji. Erzen Breçani njihet si një ndër besnikët e Sali Berishës që e ka shoqëruar në çdo protestë dhe aksion politik në Tiranë.
Faza e dytë e operacionit ‘Metamorfoza’, SPAK lëshon urdhër-arreste për 7 efektivë policie
SPAK po zhvillon një aksion, ku ka lëshuar 11 urdhër-arreste të cilët akuzohen për disa akuza nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit. NTV.AL mëson se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Nga informacionet paraprake dyshohet se ky operacion është faza e dytë e operacionit Metamorfoza, i cili më parë ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale ku u vunë në pranga disa efektivë policisë, biznesmenë, si dhe drejtues të policisë së shtetit.
11 udhër-arrestet, grupi u zbulua në përgjimet e aplikacionit ‘Sky-Ecc’
Erzen Breçaani
Operacioni madhor i SPAK, këtë mbrëmje, ku janë lëshuar 11 urdhër-arreste, mes tyre për ish-drejtorin e Policissë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djalin e tij, ka ardhur si rrjedhojë e zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky-Ecc”. Breçani dhe djali i tij akuzohen për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash.